Anglisë nuk i mjafton Harry Kane, ngec ndaj Danimarkës (VIDEO)

Anglia nuk arriti që të shkonte më shumë se një barazim 1-1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e dytë në grup. Harry Kane nuk fali në zonë, i cili ia doli që të shfrytëzonte një gabim në mbrojtje nga Kristiansen.

Në minutën e 34 të këtij takimi Hjulmand vendosi baraspeshën me një goditje fantastike nga distanca, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Anglia në ndeshjen e fundit do të sfidojë Slloveninë, ndërkohë që Danimarka Serbinë.

 

SHKARKO APP