FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj në Patos: Promovim traditave dhe vlerave të Myzeqesë

Presidenti Bajram Begaj mori pjese dje në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” të zhvilluar në fshatin Zharrëz, me ftesë të bashkisë Patos.

Kreu i shtetit u prit nga autoritetet lokale dhe banorët e mbledhur në këtë festë në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me të cilët bisedoi për rëndësinë e promovimit të traditave dhe vlerave të Myzeqesë për ta bërë këtë zonë më të dashur për banorët e saj e më tërheqëse për turistët.

Presidenti Begaj gjithashtu vizitoi stendat e panairit ku ishin ekspozuar produktet bujqësore, punime artizanale, objekte etnografike, kuzhina tradicionale e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mënyrë të veçantë, Presidenti përgëzoi mësuesit e të rinjtë e shkollave të zonës për punën e mrekullueshme në ngulitjen e dashurisë dhe krenarisë për rrënjët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?