Anulimi i takimit Sunak-Mitsotakis, Athina: Ditë e zezë

Kryeministri britanik Rishi Sunak anuloi takimin me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. ”Personalisht ndihem i ofenduar, çdo grek ndihet i ofenduar. Unë kam respekt për kryeministrin tuaj, por ai gaboi. Kjo është një ditë e trishtueshme për marrëdhëniet tona”, ka deklaruar ministri grek për Zhvillimin dhe Investimet, Andonis Georgiadis për BBC.

Sa i takon çështjes së kthimit të statujave të mermerit, ai ka theksuar se qytetarët pavarësisht përkatësive politike, janë të bashkuar kur thonë se ato duhet të kthehen në Greqi.

“Partenoni nuk i përket vetëm qytetarëve grekë, por të gjithë botës së qytetëruar. Ai përfaqëson idetë klasike që çuan në lindjen e demokracisë, filozofisë, poezisë, artit dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë Georgiadis.

SHKARKO APP