Home Bota Apple bie nga...

Apple bie nga froni, ja kush ia zë vendin

222
0

Apple e humbi epërsinë e saj në tregun global të telefonave inteligjentë në fillim të vitit 2024. Shitjet e iPhone ranë me 10% pasi rivalët kinezë me kosto më të ulët, si Xiaomi përjetuan rritje të shpejtë.

Samsung rifitoi pozicionin si prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve në tremujorin e parë të këtij viti, sipas studiuesit të tregut International Data Corporation. Kjo ndodhi vetëm tre muaj pasi Apple pretendoi të mbante vendin e pare, për herë të parë që e arriti.

IDC vlerësoi se dërgesat globale të iPhone ranë në 50.1 milionë në tre muajt e parë të 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Një pjesë e mirë e diferencës së shitjeve shkoi për Samsung, me 21% i cili lançoi versionin e tij më të ri Galaxy S24 në janar.

Në vazhdim pritet se ç’do të bëjë Apple për të rimarrë veten.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit