Askush nuk doli për ta mirëpritur. Presidenti gjerman pret gjysmë ore në shkallët e avionit në Katar (VIDEO)

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier priti për rreth gjysmë ore në derën e avionit që e çoi në Doha derisa një zyrtar i Katarit erdhi ta mirëpriste.

Tapeti i kuq dhe garda ushtarake e nderit tashmë ishin të përgatitura, por pritja e liderit gjerman nuk kaloi pa u vënë re.

Takimi me Emirin Tamin bin Halmad Al Thani për të diskutuar konfliktin në Lindjen e Mesme u zhvillua më pas rregullisht.

SHKARKO APP