Bajrami: I lumtur që jemi të parët që mposhtëm Interin këtë sezon
Nedim Bajrami gjeti golin e tij të parë sezonal, pikërisht ndaj Interit në mitikun “San Siro”. Mesfushori i Kombëtares sonë zhvilloi një ndeshje fantastike.
Fantazisti shqiptar nuk e fshehu kënaqësinë për golin dhe fitoren, teksa foli edhe për rolin e tij të preferuar në fushë.
“Jemi shumë të lumtur, pasi kemi fituar dhe jemi të parët që mposhtim Interin këtë sezon. Jemi skuadër shumë e mirë, që di të luajë me topin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, tha Bajrami.
KOHA JONË SONDAZH

