Balla flet për tensionet në veri: Opozita përdor Kosovën për të sulmuar Ramën
Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka akuzuar sot opozitën se po përdor situatën në Kosovës për të sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla theksoi se Shqipëria është gjithnjë pranë interesave të Kosovës, por shtoi ai, nuk duhet harruar roli dhe qëndrimet e NATO-s.
“Shqipëria, gjithnjë pranë interesave të Kosovës. Por mos harroni që jemi vend anëtar i NATO-s. Falë kësaj organizate, u bombardua për afro dy muaj, Beogradi dhe sot kemi Kosovën shtet të lirë, të pavarur,”-Balla.