Balotelli kritikon Milanin: Janë ekip i dobët dhe nuk kanë asnjë fenomen

Mario Balotelli ka folur së fundmi për Milan-n, klub i të cilit ka qenë edhe ai pjesë në të shkuarën. Pas humbjes 1-3 të “kuqezinjve” ndaj Borussia Dortmund në “San Siro”, Balotelli u shpreh se Milan ka skuadër të dobët.

“Mënyra se si i kam parë ata të luajnë në ndeshjet e fundit. Ata janë një ekip i vështirë për t’u klasifikuar, i dobët. Skuadra e Milan-it bëri një shfaqje të madhe me PSG-në, pastaj bën gabime të rënda ndaj Dortmund. Përveç dy-tre emrave që bëjnë diferencë, skuadra nuk ka asnjë fenomen”, tha Balotelli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?