Barcelona merr dy goditje të rënda, dëmtohen dy lojtarë të formacionit
Në pritje të rikuperimit të Ansu Fati dhe Sergio Agueros, vijnë të tjera aspak lajme të mira nga infermieria për Barcelonën. Klubi katalanas së fundmi ka konfirmuar edhe dëmtimin e Pedrit.
Gjatë humbjes kundër Bayernit (0-3) u ndal edhe Jordi Alba për shkak të një shqetësimi në bicepsin femoral. Tashmë emergjenca bëhet edhe më e madhe duke marrë në konsideratë se Pedri është fantazisti i vetëm i ekipit i cili i sjell një tjetër ritëm sulmit.
Për momentin nuk dihet ende koha e rikuperimit, por përflitet se mund të shkojë 2-3 javë. /Koha Jone/