Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve të PD së Berishës për bashkinë e Shkodrës

Bardh Spahia dhe Voltana Ademi janë kandidatët e propozuar nga PD e Berishës për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Grupi i Rithemelimit të PD, në Shkodër, ka depozituar emrat e kandidatëve për primaret në Bashkinë e Shkodrës. Ora 24 e ditës së martë ka qenë edhe afati i fundit, për dorëzimin e emrave dhe kandidatët potencialë për Bashkinë e Shkodrës kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar dhe formularin që është kërkuar nga grupi drejtues i mbështetësve të ish-Kryeministri Berisha.

Ashtu siç pritej, dy emrat potencialë në listë janë ish zv/Ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, i cili vjen në këtë garë si e kandidati më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk e mori dot mandatit për shkak se ishte renditur i shtati në listë. Ndërkohë që emri tjetër ashtu siç flitej është edhe ai i kryetares aktuale të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?