Home Bota BE kërcënon S...

BE kërcënon Serbinë me sanksione, Stano: Masa nëse nuk bën gjithçka për depërshkallëzim

8
0

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë vendosur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur do të hiqen ato. Në një konferencë për mediat të enjten, Stano deklaroi që masa ndëshkuese do të vendosen edhe ndaj Serbisë, nëse vlerësohen nga shtetet anëtare të BE-së.

“Kur është fjala për dialogun dhe çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Serbinë, kemi thënë shumë herë se BE-ja është lehtësues, ne jemi lehtësues të paanshëm që ndihmojmë të dyja palët të arrijnë kompromise të nevojshme për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe ajo që kemi bërë së fundi në dritën e përshkallëzimeve të fundit është vendosja e masave ndaj qeverisë së Kosovës për shkak të pamundësisë së saj për të filluar të sillet në mënyrë evropiane dhe të de-përshkallëzojë situatën, dhe të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm për de-përshkallëzimin, dhe në të njëjtën mënyrë, BE-ja, kjo do të thotë institucionet dhe shtetet anëtare, sepse gjithçka që bëjmë ne bëhet në sinkron, në konsultime dhe në koordinim me shtetet anëtare dhe gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë në këtë kontekst kryesisht me Shtetet e Bashkuara, pra nëse shtetet anëtare vendosin, atëherë do të vendosim edhe masat e nevojshme kundër Serbisë nëse 27 shtetet anëtare konstatojnë se në atmosferën aktuale, në kontekstin aktual të kësaj krizës së fundit, Serbia nuk po bën asgjë për de-përshkallëzim. Pra, qasja jonë është sigurisht e balancuar, të gjitha masat janë të kthyeshme dhe varen nga mënyra se si sillen partnerët në drejtim të de-përshkallëzimit dhe ecjes përpara për t’iu rikthyer procesit normal të zhvillimit të dialogut”, tha ai.

Stano konfirmoi se kanë pranuar letrën nga 50 ligjvënës evropianë dhe amerikanë, ku u është bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasje karshi Serbisë, e të jenë më të ashpër. Ai tha se ka mijëra deputetë në Bashkimin Evropian, por politika e jashtme e BE-së formohet nga unanimiteti i 27 vendeve anëtare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit