BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar raundin e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë. “Ka kaluar një vit që nga pushtimi brutal dhe i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, sot BE miratoi paketën e 10-të të sanksioneve ruse”, tha presidenca në Twitter.

Presidenca suedeze e BE-së shtoi se paketa e re ka vendosur sanksionet më të forta dhe më të gjera ndonjëherë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën.

Çfarë përfshin paketa?

Masat e kufizuara kundër individëve dhe subjekteve që mbështesin luftën, përhapin propagandë ose dërgojnë dronë të përdorur nga Rusia në luftë.

Masat kundër dezinformatave ruse.

Kufizime më të rrepta të eksportit në lidhje me përdorimin e dyfishtë dhe teknologjinë.

SHKARKO APP