Berisha: Përballë pushtetit të Ramës do përdorim edhe mosbindjen civile

I pyetur për një skenar tjetër nëse protestat e paralajmëruara nuk sjellin reflektim, kryetari i PD, Sali Berisha tha se jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi.

“Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën një armik të lirisë së shqiptarëve. Nuk lëvizim nga ky pozicion sepse Edi Rama i ka grabitur votën qyt shqiptarë dhe në bazë të votës së grabitur ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP