BERLUSKONI ISHTE NJË MIK I MIRË I SHQIPËRISË
Aktualitet Politikë E Hënë, 12 Qershor 2023 20:59
Nga Luan Rama-
Nderim për Silvio Berlusconin:
ISHTE NJË MIK I MIRË I SHQIPËRISË
Roli i Silvio Berlusconit si Kryeministër i Italisë, sidomos në vitin 2002, ishte përcaktues që fillimisht televizionet, e mandej edhe i gjithë shtypi në Itali të ndryshonin qasje dhe të injektonin në opinionin italian vlerësime realiste, të bazuara mbi të vërtetat dhe jo mbi paragjykimet siç ndodhte rēndom, kur pas çdo ngjarjeje kriminale që ndodhte në vendin fqinj, edhe kur nuk kishte, vendosej gjithnjë ndonjë shqiptar.
Ai erdhi dhe pa vetë me sytë e tij se çfarë bëri qeveria shqiptare në atë periudhë për bllokimin e trafiqeve të paligjshme në Kanalin e Otrantos dhe u bë zëdhënësi më i besueshëm i arritjeve tona, u bë mbështetësi i madh i integrimit të shqiptarëve në shoqërinë italiane.
Takimet me të ishin gjithnjë një kënaqësi më vete dhe do të mbeten për mua kujtime krejt të veçanta, të pashlyeshme, përherë emocionuese.
Ishte një mik i mirë i Shqipërisë, ashtu siç janë miqtë e vërtetë.
Nderim dhe mirënjohje përjetë Silvio Berlusconi!