Blinken viziton Romën, takim me Papa Françeskun dhe zyrtarë të lartë

Sekretari amerikan i shtetit është takuar këtë të hënë me Papa Franceskun në Vatikan.

Vatikani tha se takimi zgjati rreth 40 minuta, një kohë relativisht e gjatë duke marrë parasysh që Blinkeni nuk është Presidenti amerikan.

Takimi me dyer të mbyllura në Pallatin Apostolik “u krye në një atmosferë të përzemërt”, tha një zëdhënës i Vatikanit, Matteo Bruni.

Ky takim ishte për Papën rasti për të rikujtuar vizitën e tij në 2015-ën në SHBA dhe për të shprehur dashurinë dhe vëmendjen e tij ndaj amerikanëve.

Kryediplomati amerikan u bëri thirrje aleatëve gjatë një samiti në Romë, që të kenë në fokus mposhtjen e grupit terrorist të shtetit Islamik, ndërsa vuri theksin te segmente të kësaj organizate në Afrikë.

“Kemi bërë përparim të madh sepse kemi punuar së bashku, kështu që shpresojmë se do të keni vëmendje në këtë betejë, të vazhdoni luftën kundër kësaj organizate terroriste derisa ajo të mposhtet përfundimisht,” tha Blinken gjatë takimit me anëtarët e Koalicionit Global kundër ISIS-it që përbëhet nga 83 vende.

Blinkeni vuri në dukje se 10,000 militantë të ISIS-it janë duke qëndruar të izoluar fal ndihmës së Forcave Demokratike Siriane, dhe përsëriti thirrjen e presidentit Donald Trump se qeveritë përkatëse duhet të për të riatdhesojnë ata qytetarë dhe ti dërgojnë në institucionet e rehabilitimit ose përpara drejtësisë.

Sekretari amerikan pati gjithashtu edhe një takim me homologun e tij izraelit Yair Lapid. Sipas tyre, qeveritë e reja në të dyja vendet kërkojnë të kthejnë faqen, duke qenë se aleanca e ngushtë e  ish presidentit Donald Trump dhe ish kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas tyre përkeqësoi ndarjet brenda të dyja vendeve.

SHKARKO APP