Boateng zbulon prapaskenën: Messi më pyeti a do të shënonte shumë gola në Seria A … kur atje luante Ronaldo
Pasi u tërhoq nga futbolli gushtin e kaluar, Kevin-Prince Boateng ka folur së fundmi në një podcast “Vibe with Five”, duke treguar një ndodhi interesante në lidhje me Lionel Messin, lojtar me të cilin ka luajtur së bashku te Barcelona.
“Ai ishte kapiten, por nuk fliste shumë në dhomat e zhveshjes. Fliste në fushë. Një herë në dushi më pyeti nëse ishte e vështirë për të shënuar në Itali. Më pyeti sepse Cristiano Ronaldo luante atje në atë moment dhe gjithashtu donte të dinte nëse do të kishte shënuar shumë gola në Serie A. Unë iu përgjigja se ai mund të kishte shënuar kudo.
Rivaliteti i tyre është i madh, por dhe respekti. I thashë Messit se në Itali është më e vështirë të shënosh, sepse atje është më e rëndësishme të mos pësosh gola. Dhe njerëzit harrojnë shpejt, Ronaldo kritikohej edhe pse gati shënonte në çdo ndeshje”, deklaroi Boateng. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

