Home Bota Borell: Shpre...

Borell: Shpresoj që Kurti dhe Vuçiçi të pranojnë propozimin evropian!

56
0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të pranojnë propozimin evropian, si rrugë për normalizim të marrëdhënieve.

Borrell në një intervistë për “Deutche Welle” është shprehur se i ka ftuar në takim më 27 shkurt, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë plot diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, është shprehur Borrell.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit