Home Bota Borrell: Gati...

Borrell: Gati paketa e madhe e sanksioneve kundër Iranit

14
0

Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell ndodhet sot në Luksemburg në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm dhe mbrojtjes së BE. Josep Borrell tha se në tavolinë liderët kanë një paketë të madhe sanksionesh ndaj Iranit, për të cilën Borrell thotë se duhet të ketë unanimitet për ta miratuar.

Në tryezën e Këshillit të Jashtëm dhe Mbrojtjes sot në Luksemburg është një paketë e madhe sanksionesh kundër Iranit. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të bien dakord, sepse nevojitet unanimiteti“, tha Borrell.

Situata në Gaza vazhdon të jetë e njëjtë si zakonisht, sulmet në Bregun Perëndimor po rriten dhe ne duhet të shikojmë sanksione më të mëdha kundër kolonëve të dhunshëm. Ka mbi një milion njerëz në Rafah dhe ata do të masakroheshin nga një operacion ushtarak, unë i kërkoj përsëri Izraelit të mos sulmojë,” shtoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit