1.3 ton kokainë, kishte si destinacion fundor Slloveninë

Sipas informacioneve jozyrtare në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit është duke u realizuar një aksion policorë në të cilin po kërkohet kokainë. Sipas TV21, sasia e kokainës është 1.3 tonë por ende nuk dihet zyrtarisht sasia e cila ka përfunduar në fshatin Krushopek. Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht është nisur nga Amerika Latine deri në Bar të Malit të Zi, dhe kishte destinacion fundor Koper, në Slloveni. Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek, në afërsi të Shkupit, rreth 10 km larg nga Tetova.

SHKARKO APP