1.3 ton kokainë/Ministri: 4 të arrestuar, kemi kryer bastisje

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Naqe Çulev është shprehur sot për mediat se nga operacioni për sekuestrimin e dërgesës 1.3 ton kokainë së nisur nga Kolumbia janë arrestuar katër persona. Ai tha se operacioni ka qenë ndërkombëtar dhe se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi dëmton hetimet.

”Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime. Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”.

Ministri dha sot inicialet e 4 personave që sipas tij janë arrestuar “J.K. drejtuesi i kamionit dhe S.E, pronarë i kompanisë si dhe dy punonjës tjerë të cilët në momentin e aksionit kanë qenë në depo R.E. dhe J.I”.

Porositësit e kontejnerëve me banane janë dy vëllezër Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferi i kontejnerëve me banane, Jovan Kosovic nga Mali i Zi, së bashku me personin tjetër që ndodhej në kamion, Jetmir Hebibin, vëllai i porositësve. Personi i pestë i ndaluar është shqiptaro-maqedonasi Rauf Ismani i cili ishte me një furgon para kontejnerit. Kompania e bananeve është “Baniks LTD”.

SHKARKO APP