1.5 ton heroinë në anije/ Trafikantët i vënë flakën dhe hidhen në det, por 3 prej tyre vdesin (FOTO)

12 iranianë u ndaluan në Mozambik, pasi po transportin drogë me anije drejt provincës veriore të Cabo Delgado.

Anija u pikas të shtunën në një operacion të përbashkët të ndërmarrë nga marina e Mozambikut dhe Shërbimin Kombëtar të Hetimit Kriminal.

Sipas BBC, pak momente përpara se të arrestoheshin trafikantët i vunë zjarrin anijes. Policia thotë se zjarri arriti të shkatërronte rreth 1.5 ton heroinë që ndodhej në bord.

Ata më pas u hodhën nga anija në Kanalin e Mozambikut. Tre prej tyre humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë u shpëtuan nga Marina.

Të dyshuarit, të gjithë më kombësi iraniane, ndodhen të ndaluar në kryeqytetin e provincës, Pemba.

SHKARKO APP