1 muaj para zgjedhjeve, Melania del kundër Donald Trump për abortin: S’ka vend për kompromis
Ish-zonja e Parë, Melania Trump thotë se ajo beson se ”nuk ka vend për kompromis” kur bëhet fjalë për ”lirinë individuale” të një gruaje.
”Liria individuale është një parim themelor që unë e ruaj. Pa dyshim, nuk ka vend për kompromis kur bëhet fjalë për këtë të drejtë thelbësore që kanë të gjitha gratë që nga lindja, lirinë individuale. Çfarë do të thotë ”trupi im, zgjedhja ime””,- tha ish-zonja e parë në një video të postuar në X.
Mbrojtja për të drejtat e abortit e vë atë në kundërshtim me qëndrimet e bashkëshortit të saj afërsisht një muaj nga dita e zgjedhjeve. Donald Trump mburret për përmbysjen e Roe kundër Wade, që eliminoi të drejtën kushtetuese për abort dhe bëri që disa shtete të miratonin kufizime strikte të abortit.