10 mijë pasagjerë të prekur nga falimentimi i kompanisë ajrore Niki

Mijëra udhëtarë evropianë mund të preken nga falimentimi i transportuesit ajror austriak Niki.

Linja ajrore përfundoi operacionet e fluturimit ditën e sotme. Shpresat për shpëtimin e Niki, u thyen kur Lufthansa e tërhoqi ofertën e saj për kompaninë ajrore pas rezistencës nga Komisioni Evropian.

Niki ka postuar një njoftim në faqen e saj në internet duke u kërkuar udhëtarëve të kontaktojnë me operatorët e tyre. Kompania bëri me dije se disa linja ajrore të tjera kishin ofruar të lëviznin udhëtarët në Gjermani, Austri dhe Zvicër në këmbim të një tarife të vogël nëse kishin rezervuar direkt përmes Niki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i transportit të Austrisë tha se deri në 10,000 pasagjerë mund të preken nga falimentimi gjatë dy javëve të ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Themeluesi i linjës ajrore, ish-shoferi i Formula 1, Niki Lauda, ka shprehur interes në blerjen e kompanisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?