10 milionë dollarë del në shitje makina e Michael Schumacher

Del në shitje makina e Michael Schumacher. Kompania prestigjioze e ankandit, do të nxjerrë në shitje makinën Ferrari 248 F1, e pilotuar nga ish-piloti gjerman Michael Schumacher në sezonin 2006 të Formula 1.

Kjo ishte makina e fundit Ferrari e pilotuar nga Schumacher, i cili u rikthye katër vite më vonë në pistat e F1, por më Mercedes. Njëvendëshja me të cilën piloti gjerman debutoi në Imola 2006, mori pole position dhe fitore.

Ajo u përdor për herë të fundit në garën e Monza. Më pas, ajo makinë u ble në vitin 2007 nga një koleksionist ende enigmë, i cili sot vendosi ta nxjerrë në ankand. Çmimi fillestar për blerjen e saj është mbi 10 milionë dollarë

SHKARKO APP