10 milionë dollarë për kokat e tyre, kush janë dy njerëzit më të kërkuar në botë?

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që ofrojnë informacione rreth dy anëtarëve të armikut të vjetër, al-Kaedës.

Sipas mediave të huaja, Michael Evanoff, ndihmës sekretari për sigurinë diplomatike u tha gazetarëve se Departamenti i Shtetit po ofronte një shpërblim për dy anëtarët e moshuar të al-Kaedës në Gadishullin Arabik.

SHBA ofron 6 milionë dollarë për informacion mbi Sa’ad bin Atef al-Awlaki dhe deri në 4 milionë dollarë për Ibrahim Ahmed Mahmoud al-Qosi.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se dy anëtarët e grupit terrorist kanë inkurajuar anëtarët e saj për të bërë sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj.

SHKARKO APP