10 milionë të infektuar në gjithë botën me COVID-19, mbi 100 mijë raste sot
Ka arritur në 10 milionë të prekur nga COVID-19 në të gjithë botën. Në të dhënat e fundit të publikuara në Worldmeter, numri total i të infektuarve ka arritur në 10,000,559.
Ndërkohë numri i viktimave deri sot është 498,954 dhe i të shëruarve 5,414,674.
Vetëm sot, janë shënuar 2875 viktima në gjithë botën dhe mbi 100 mijë raste të reja infektimesh.
Situata vazhdon të jetë serioze dhe e agravuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 25 mijë raste të so dhe 312 viktima. Ndërkohë, po ashtu, edhe në Indi dhe Meksikë situata paraqitet e agravuar.
Në Shqipëri, sot janë shënuar 61 raste të reja dhe 2 viktima, duke e çuar kështu numrin total personave që kanë humbur jetën me koronavirus në 23.