10 vendet më të mirë në botë për të jetuar

Qyteti i Vienës rikthehet në vend të parë si qyteti më i mirë për të jetuar. Në raportin e ekipit të inteligjencës së “The Economist”, qyteti austriak mbart kombinimin perfekt për stabilitetit, pasuri kulturore dhe artistike, shërbim shëndetësor dhe infrastrukturë.

Raporti përfshin studimin e 172 qyteteve në gjthë botën. Në vend të dytë pozicionohet për të dytin vit radhazi Kopenhagen. Danimarka cilësohet si një nga shtetet më të lumtura në botë dhe vijon të ketë pikë maksimale për nivelin e arsimit, infrastrukturës dhe stabilitetit. I treti në radhë pozicionohet qyteti australian i Melbourne, i cili rikthehet në “top 10” me 97.7 pikë i shoqëruar nga Sydney në vend të katërt. Qytetet australiane paraqesin pikët maksimale për sistemin shëndetsor dhe arsimor.

Vancouver pozicionohet në vend të pestë. Zyrihu, kryeqyteti zviceran pozicionohet në vend të gjashtë. Pavarësisht rrëshqitjes në renditje nga vendi i tretë, qyteti vazhdon të vlerësohet për cilësinë e lartë të jetesës që ofron dhe nivelit të lartë të edukimit. Si Zyrihu, dhe Gjeneva, vijojnë të pushtojnë klasifikimin, duke u shquar për cilësi të lartë jetese, por edhe si qytetet më të shtrenjta në botë.

Osaka në Japoni dhe Auckland në Zelandën e Re pozicionohen në vend të 10-të. Fundi i kufizimeve të COVID-19 solli një rritje të konsiderueshme në qytetin e rajonit Aziatik të Oqeanit Paqësor. Osaka, qyteti i tretë më i populluar i Japonisë, paraqiti një rritje në panoramën kulturore. Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, kapërceu 25 pikë për të arritur në vendin e përbashkët të 10-të në indeksin e këtij viti.

SHKARKO APP