10-vjeçari amerikan kërcënon në një video të ISIS

ISIS ka publikuar një video të re propaganduese ku një djalë 10-vjeçar amerikan kërcënon presidentin e Amerikës Donald Trump.

Në video, fëmija, i cili pretendon se është djali i një ushtari amerikan në Irak, i drejtohet Trump duke i thënë: “Beteja do të përfundojë në tokat tuaja.”

Djali gjithashtu e quan Trump një “kukull të hebrenjve”. Video mendohet se është filmuar në Raqqa të Sirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Grupit të Inteligjenës SITE, 10-vjeçari i quajtur Jusuf ka emigruar në Siri dy vite më parë së bashku me nënën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në video Jusuf përshkruan sulmet ajrore të vazhdueshme kundër Shtetit Islamik dhe kërcënon se beteja do të zhvendoset në Perëndim.

Ai e përfundon videon duke thënë: Bëhuni gati sepse lufta sapo ka filluar.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?