10 vjeçari u detyrua të hante lapsa, rrezikoi seriozisht jetën
Jeta e një 10 vjeçari është vënë në rrezik nga dy nxënëse të cilat e kishin detyruar djaloshin të hante grafitin e lapsave.
10 vjeçari i quajtur Liu Xinze u dërgua me urgjencë në spital, pasi familja e tij pa se ai po villte një substancë të zezë në shtëpinë e tyre në Daqing, të Kinës.
Vogëlushi iu nënshtrua një operacioni që zgjati 3 orë për të hequr grafitin, raporton People’s Daily Online.
Pas operacionit, djali u tregoi prindërve se dy vajza më të mëdha se ai e kishin detyruar që të hante lapsat ose në të kundërt do ta rrihnin.