100,000 maska të dërguara nga Kina për në Itali përfundojnë në Republikën Çeke
Rreth 100,000 maska të dërguara nga Kina për në Itali, kanë përfunduar në Republikën Çeke.
Një gabim i tillë ka ndodhur ndërsa Evropa, tani epiqendra e pandemisë së Koronavirusit, përballet me mungesën e tyre.
Problemi është thelbësor në Itali, pasi vendi numëron 5,476 viktima dhe 59,138 të infektuar.
Por Republika Çeke, e cila gjithashtu po përgatitet për një rritje të të infektuarve, ka forcuar kontrollet mbi eksportin dhe shpërndarjen e një materiali të tillë.
Sipas’ The Local’, ishte e paqartë nëse nëse incidenti ishte një keqkuptim, një gabim logjistik ose një përpjekje e qëllimshme për të mbajtur maskat.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, pranoi se për fat të keq, pas hetimeve të mëtejshme, doli që një pjesë më e vogël e një konfiskimi mallrash ishte një dhuratë e Kinës për Italinë.