Të izoluar nga koronavirusi, 71-vjeçari në Britaninë e Madhe vret me thikë gruan dhe më pas edhe veten

Një pensionist në Britani ka vrarë me thikë gruan e tij, e më pas ka vrarë edhe veten pas saj.

Bëhet fjalë për 71-vjeçarin, Alan Smith dhe gruan e tij Elsie po 71 vjeç.

Sipas mediave vendase mësohet se të u gjetën të vdekur nga policia në shtëpinë e tyre afër Kembrixhit në datën 25 mars.

Oficerët ishin thirrur të vinin në banesën e tyre nga komshinjtë pasi këta të fundit nuk i kishin parë prej kohës kur nisi bllokimi për shkak të koronavirusit.

Policia e gjeti zonjën Smith me plagë, ndërsa pensionisti 71-vjeçari Z. Smith u gjet i vdekur në shtratin e tij.

Duke folur për dëmtimet e zonjës Smith, David Heming, koloneli i lartë për Peterborough, tha: Sipas provave të njohura, këto nuk janë lëndime të shkaktuara nga vetja.

Policia tha javën e kaluar se po e trajtojnë çështjen evdekjes si një incident i izoluar dhe nuk po kërkojnë anjë të dyshuar në lidhje me hetimin. Shkaku i vdekjes së zonjës Smith u deklarua se ishin plagët me thikë në kokë dhe në qafë.

Fqinjët e çiftit, për të cilët u tha se kishin një djalë, kanë pohuar se ata ishin të shqetësuar për bllokimin në Mbretërinë e Bashkuar, pasi zoti Smith kishte shprehur shqetësimin e tij për marrjes tabletave për sëmundjen e tij në farmaci.

SHKARKO APP