107 viktima dhe 2706 të infektuar në Itali

Referuar të dhënave të fundit nga autoritetet italiane, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 107, të infektuar 2706, të shëruarit 276 kurse pacientë me koronavirus nën kujdesin intensiv 295. Massimo Clementi, Profesori i mikrobiologjisë në Universitetin San Raffaele në Milano tha se koronavirusi që mbërriti mes nesh është një foshnjë e porsalindur, është tre muajsh.

Në nëntor ai qarkullonte thuajse i pashqetësuar. Ai është shumë i vogël. Si një fëmijë i mirë, ai pëlqen të shkatërrojë dhe deri tani ka shkaktuar më shumë se 3,100 viktima dhe 5 trilion dollarë humbje në bursë.

Frika është vajza e pasigurisë. “Është një virus i ri edhe për shkencën – konfirmon Paolo Bonanni, profesor i Higjienës në Universitetin e Firences. “Na duket se ai do vinte pas disa shekujsh, por ka qenë në mesin tonë prej pak muajsh. Shumë pyetje i bëjmë vetes, thjesht nuk kemi përgjigje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne po lëvizim në terren por pa harta”,tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesu. – Ky virus nuk është as Sars dhe as grip. Është një virus unik me karakteristika unikale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?