11 persona të vrarë dhe 19 të plagosur nga përplasja e një kamioni me autobusin e pasagjerëve

Pekin – Njëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 19 persona  të tjerë u plagosën pas përplasjes së një kamioni dhe një autobusi pasagjerësh në Kinën lindore.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së Dielës, ku kamioni  kaloi ndarësin qendror në mes të një autostrade në provincën lindore të Jiangsu dhe u përplas me një autobus që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke shkaktuar kështu dhe  përmbysjen e autobusit.

Përplasja gjithashtu bëri që dy kamionë të tjerë që lëviznin pas autobusit të humbnin kontrollin ndërsa u përpoqën të shmangnin aksidentin, sipas një deklarate nga byroja e menaxhimit të trafikut të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës, e cila po heton dhe ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autobusi i pasagjerëve po udhëtonte midis Shangait dhe Jiangsu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpejtësia, kalimi i rrezikshëm, automjetet jo të mirëmbajtura dhe drejtuesit e lodhur janë më shpesh shkaku i aksidenteve të trafikut në Kinë.

Në vitin 2019, kishte rreth 248,000 aksidente trafiku me gati 63,000 vdekje, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?