11-vjeçarja u v*a nga i afërmi pasi refuzoi të kishte marrëdhënie, flet e ëma: Ajo vuante nga…

Vrasja e vajzës 11-vjeçare nga kushëri i nënës së viktimës, është ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi. Ishte nëna e së miturës që kishte bërë denoncimin për zhdukjen e saj.

E mitura ka hipur në makinën e 37-vjeçarit dhe më pas është larguar me të. Ajo është goditur disa herë me kaçavidë. Autori ka pranuar se pak para se ta vriste, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. “Ajo me refuzoi. Më tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”. Pas vrasjes, 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin dhe e ka hedhur mes disa shkurreve.

37-vjeçari pritet të dalë të mërkurën në prokurori, ndërsa jashtë komisariatit u mbledhën familjarë të viktimës. Autori nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ishte arrestuar në vitin 2017 për përdhunimin e një 14-vjeçareje. Nëna e vajzës pohon për mediat greke se vogëlushja i kishte larë makinën autorit para vrasjes. Ajo zbuloi për mediat dhe një sëmundje të rëndë të vajzës, prej kohësh kurohej nga kanceri në mëlçi.

SHKARKO APP