1100 fëmijë të vdekur në Mesdhe në 10 vjet
“Save the Children” bën thirrje për një sistem evropian kërkimi dhe shpëtimi për të shpëtuar njerëzit në vështirësi në det.
Në vitin 2023 më shumë se 100 të mitur kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe. 4% e totalit. Përqindja është rritur në mënyrë drastike krahasuar me vitin 2014, kur ishin më pak se 1%, raporton “Save the Children”.
Nga viti 2014 e deri më sot, më shumë se 112 mijë të mitur të pashoqëruar kanë mbërritur në Itali përmes detit. Këtë vit, që nga 1 janari, mbi 11600 të mitur kanë mbërritur në rrugë detare pa kujdestarë të rritur.