12 fëmijë mes viktimave të aksidentit tragjik

Një ekskursion argëtues në Stamboll, u mbyll në tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Maqedonia e Veriut në vitet e fundit. Të paktën 45 persona, përfshirë 12 fëmijë, kryesisht shqiptarë që po ktheheshin në Shkup, humbën jetën pasi një autobus u përfshi nga flakët në perëndim të Bullgarisë.

Ngjarja ndodhi në një autostradë pranë fshatit të Bosnek, në orën 2:00 të mëngjesit. Autobusi me rreth 52 persona në bord, i përkiste agjencisë turistike Besa Trans, e cila organizonte udhëtime në Stamboll.

“Pamjet janë rrëqethëse. Detajet e tragjedisë duhet të hetohen. Është e vështirë të shohësh atje, shumë e vështirë. Nuk e di nëse duhet të tregojmë detajet në këtë moment. Nuk kisha parë asnjëherë diçka të ngjashme. Njerëzit janë kthyer në hi”, tha ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Boyko Rashkov.

SHKARKO APP