12 orë kërkime, zbulohen dokumente të tjera në shtëpinë e Biden

Në një kontroll në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden në qytetin Wilmington, Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbuloi dokumente konfidenciale.

Kontrolli zgjati më shumë se 12 orë, u gjetën dokumente nga mandati i Bidenit në Senatin amerikan, në të cilin ai ishte anëtar për 36 vjet, ndërsa dokumente të tjera ishin të periudhës kur ai ishte nënkryetar i SHBA-së.

”Nuk jam penduar. Mendoj se do të zbuloni se nuk ka asgjë atje. Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht dhe mezi presim ta zgjidhim këtë çështje shpejt”,-u tha Biden gazetarëve të enjten gjatë turneut të dëmeve nga stuhia në Kaliforni.

Ekipi ligjor i Biden tha javën e kaluar se në nëntor zbuloi rreth 10 dosje në një kabinet të mbyllur në Qendrën Penn Biden në Uashington. Më 12 janar, Shtëpia e Bardhë njoftoi se një grup i dytë dokumentesh të klasifikuara nga koha e tij si zv. president në administratën e Barack Obamës ishte gjetur në shtëpinë e Biden.

SHKARKO APP