12 vendet më të rrezikshme në botë
El Salvador është emëruar si vendi më pak i qetë dhe i sigurt në botë, sipas një raporti nga Forumi Ekonomik Botëror. Epiqendra e bandës në Amerikën qendrore, ka një nga normat më të larta të krimit në botë, dhe vitin e kaluar u bë vendi më vdekjeprurës pasi norma e vrasjes u rritën me 104 për 100,000 qytetarë.
Vendet e Amerikës Latine dominojnë listën, me Honduras, Guatemala dhe Meksikën që vuajnë nga çështje të ngjashme të lidhura me bandat në El Salvador, dhe Kolumbia e Venezuela përfshirë në 10 vendet e para më të rrezikshme në botë.
Katër vende afrikane renditet ndër më të rrezikshme, duke përfshirë Kenian dhe Egjiptin, të cilat të dyja janë duke luftuar me kryengritje active të islamikëve.
Dhe raporti me 12 vendet më të rrezikshme, mbyllet me Jemenin në Lindjen e Mesme dhe Pakistanin, i cili vazhdon për duke luftuar me talebanët.
Por dhe vendet si Siria, Iraku dhe Sudani i Jugut nuk shfaqet në listën, për shkak se atp kanë qenë të shkatërruara nga lufta dhe nuk kanë një ekonomi funksionale.
Finlanda renditet e para në botë sa i takon për sigurisë, e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Islanda dhe Ruanda, vend i cili ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm që nga gjenocidi në vitin1994.
SHBA renditet e 60, Franca e 62-ta, dhe vendi më i ulët Europian është Ukraina, në vendin e 123.
Burimi: Indepedent/Pershtati: Redjon Shtylla