12 vite në pushtet, sfida e Orban mes BE dhe Rusisë. Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari

Kjo e dielë është një sfidë kjo e madhe për kryeministrin aktual Viktor Orban, i cili është në qeverisje të vendit prej 12 vitesh. Pasi hodhi votën në kuti mëngjesin e së dielës, Orban tha se ai pret një fitore të madhe në këto zgjedhje parlamentare. “Unë kam punuar prej shumë muajsh dhe prandaj pres një fitore të madhe , kjo është se çfarë i duhet vendit”.

Orban po kërkon mandatin e tij të pestë në detyrë dhe të katërtin me radhë. Kundërshtari i tij kryesor në këto zgjedhje është Peter Marki-Zay, që kryeson një koalicion opozitar.

Orban prej kohësh ka qenë në mosmarrëveshje me Komisionin Evropian. Kritikët e tij thonë se ai e ka larguar vendin nga vlerat kyçe të BE-së, duke përfshirë minimin e sundimit të ligjit dhe fillimin e politikave kundër emigracionit dhe kur Brukseli kritikoi një ligj të ri në Hungari që ndalon “shfaqjen ose promovimin” e homoseksualitetit, Orban akuzoi liderët evropianë se sillen si “kolonialistë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?