122 mijë afganë janë evakuuar nga Kabuli

Rreth 122.000 shtetas afganë janë evakuuar nga Kabuli, përfshirë 5.400 qytetarë amerikanë.

Në konferencën e sotme, Pentagoni njoftoi se priten 17 fluturime në të ardhmen e afërt, të cilat do të transferojnë 3.700 njerëz, kryesisht afganë, në Uashington dhe Filadelfia.

Pentagoni shtoi se mbetet i sigurt se tërheqja e plotë do të përfundojë deri në afatin e 31 gushtit, megjithëse zëdhënësi John Kirby nuk pranoi të thoshte nëse do të kishte një evakuim pas asaj date.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?