13 fëmijët e shpëtuar në Kaliforni “viktima të torturës”
Policia amerikane thotë se 13 fëmijët që u gjetën të kequshqyer dhe të lidhur me zinxhirë në një shtëpi në Kaliforni ishin viktima të torturës.
Zyra e Policisë në Riverside tha se nëna e tyre ishte e “çuditur” kur oficerët e policisë erdhën në shtëpi për të shpëtuar fëmijët, nga mosha 2 deri në 29 vjeç. Hetuesit thanë se ata nuk kishin patur kontakte më parë me çiftin David dhe Louise Turpin.
Vajza e tyre 17 vjeçare u arratis nga dritarja e shtëpisë së tyre në Perris të dielën dhe njoftoi policinë. Vajza ishte kaq trupvogël saqë zyrtarët menduan se ajo është 10 vjeçe.
Shefi i policisë së Riverside, Kapiteni Gregg Felloës tha në një konferencë për shtyp se tre nga fëmijët ishin gjetur të lidhur me zinxhirë brenda shtëpisë nga oficerët e policisë. I pyetur për akuzat për torturat, Kapiteni Fellows tha:

‘Imagjinoni një 17 vjeçare që duket si 10 vjeçe, të jesh i lidhur me zinxhirë tek krevati, i kequshqyer dhe me plagë lidhen me atë që unë e quaj torturë.”
Ai shtoi se hetuesit nuk kishin gjetur prova të abuzimit seksual ose sëmundjes mendore deri tani, por se hetimi ishte në fazat e para.
David dhe Louise Turpin u arrestuan nën akuzat për tortura dhe vënien e fëmijëve në rrezik. Gjykata ka caktuar pagesën prej 9 milionë dollarësh për lirimin me kusht të çiftit Turpin.
KOHA JONË SONDAZH

