13 milionë të papunë në BE
Shifrat e fundit mbi papunësinë në Bashkimin Evropian janë publikuar, duke ofruar një panoramë jo shumë të qartë. Lajmi i keq është se ka ende 13 milionë të papunë në të gjithë bllokun, ose 5.9 për qind të popullsisë së tij.
Lajmi i mirë është se trendi është i qëndrueshëm dhe papunësia aktualisht ka rënë me 0.1 për qind në gusht, krahasuar me muajt paraardhës, korrik dhe qershor. Kuotat më të larta të papunësisë konstatohen në Spanjë, 11.3 për qind; Greqi, 9.5 për qind; dhe Suedi, 8.4 për qind. Vendet në fjalë kanë gjithashtu nivelet më të larta të papunësisë tek gratë.
Në tërësi, Bashkimi Evropian ka më shumë gra të papuna sesa burra, me një përpjesëtim 6.1 me 5.7 për qind. Të dhënat e EUROSTAT tregojnë gjithashtu papunësinë tek të rinjtë. Më shumë se 14 për qind e të rinjve nën 25 vjeç nuk kanë një punë, me nivelet më të larta sërish në Spanjë, 24.7 për qind; në Suedi, 23.8 për qind; dhe Estoni 22.7 për qind.