1300 viktima nga COVID-19, Kryeministri spanjoll: Më e keqja për Spanjën nuk ka ardhur ende

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez e lavdëroi dje kombin, një javë pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdonin qëndresën ndaj pandemisë COVID-19, pasi më e keqja nuk kishte mbërritur ende.

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi njohu rekorde të tjera dje, me 5 000 të infektuar të rinj duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25 000.

Numri i të vdekurve gjithashtu u rrit në 1 300, nga 1 000 një ditë më parë.

Periferia e Madridit ka 9 000 raste dhe 800 të vdekur.

“Kjo krizë po nxjerr më të mirën tonë”, tha Sanchez në një fjalim dje në mbrëmje para kombit.

“Uniteti është arma jonë më e mirë. Vetëm së bashku do ta mposhtim virusin”, deklaroi ai.

Sanchez tha se rënia dakord e popullit spanjoll për urdhrat e ndalimqarkullimit ishte “shembullor” dhe “prekës”.

Por, ai paralajmëroi gjithashtu se numri i infeksioneve dhe vdekjeve do të vazhdonin të rriteshin në një afat të shkurtër.

“Ne jemi në një moment shumë të vështirë dhe kemi ditë shumë të vështira përpara”, tha ai.

“Nuk ështe frikë që na mban në shtëpitë dhe apartamentet tona. Eshtë guximi”, shtoi Sanchez.

Vendi është në mes të një bllokimi 15-ditor, të vendosur për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Autoritetet shpresojnë se infeksionet së shpejti do të arrijnë kulmin, por ekziston gjithashtu një shans që qeveria të mund të zgjasë bllokimin për të ndihmuar kontrollin e sëmundjes.

Koronavirusi i ri u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe që atëherë është përhapur në të gjithë botën

SHKARKO APP