14 vjet, Marrëveshje e Ohrit

Në Maqedoni shënohet përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit, 14 vjet mbasi qeveria e Shkupit dhe përfaqësuesit e shqiptarëve ranë dakord t’i jepnin fund diskriminimit të pakicave në vend, duke dhënë i kështu fund konfliktit disa mujor që shpërtheu në vitin 2001.

Zv/kryeministri Musa Xhaferi, përfaqësues i partisë shqiptare  Bashkimi Demokratik për Integrim i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit tha se ka ende institucione që nuk e resepektojnë marrëveshjen.

Sipas tij, dokumenti i shërben frymës evropiane, pajtimit të popujve dhe lënies së hakmarrjes në histori. “Vlen të theksojmë pajtimin mes gjermanëve e francezëve si shembulli më i mirë, që është shtylla e BE-së,” tha Xhaferi. Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare në opozitë ka akuzuar BDI-në se mbajtja e festimeve të përvjetorit është një marrëzi politike, duke theksuar se mospërmbushja e obligimeve bazë që burojnë nga kjo Marrëveshje i bën të pa vend dhe absurde manifestimet. “Të mos harrojmë se përveç se është 14 vjetori i nënshkrimit, sivjet mbushen 11 vjet nga tejkalimi i afatit të implementimit të saj”, thekson PDSH-ja në reagimin e saj.

Ndërkaq analistët shqiptarë në Shkup dekalrojnë se moszbatimi I kësaj marrëveshjeje solli edhe incidentin e Kumanovës.

SHKARKO APP