148 të vrarë nga lufta Izrael-Palestinë, kryeministri: Do të përgjigjemi me forcë ndaj sulmeve me raketa

Lufta e përshkallëzuar Izrael-Palestinë nuk është ndalur që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa ndaj Gazës.

158 njerëz kanë ndërruar jetë gjatë një jave. Mes tyre, 148 viktima janë shënuar në Gaza, 10 në Izrael dhe bilanci më i dhimbëshëm, janë 41 fëmijë të vrarë. Mbi 1000 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

Netanyahu tha edhe se grevat do të vazhdonin për për aq kohë sa ishte e nevojshme dhe se gjithçka që ishte e mundur po bëhej për të kufizuar numrin e viktimave të cilat po rriten dita-ditës. “Pala që mban fajin për këtë luftë nuk jemi ne, jemi ata që na sulmojnë”,-tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij.

Mbrëmjen e sotme pritet edhe takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar lidhur me sulmin që po përjetojnë banorët në Gazë, por edhe gjetjen e një zgjidhje për përshkallëzimin e luftës.

SHKARKO APP