15 burra bëhen bashkë për të shpëtuar 7-vjeçarin e zënë poshtë makinës (VIDEO)

Ky është momenti dramatik kur 15 kalimtarë ngrenë një “Mercedes A Class”, për të nxjerrë prej andej një djalë shtatëvjeçar i cili ishte rrëzuar poshtë makinës.

Djali i vogël u dërgua menjëherë në spitalin aty pranë në gjendje të qëndrueshme.

Djali përfundoi poshtë makinës, teksa mjeti ecte me shpejtësi. 15 burra tërhoqën mjetin prej dy tonësh dhe arritën të nxjerrin fëmijën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të dielën në Rrugën “Shën Pjetri” në zonën Highfields të Leicester të Britanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një dëshmitar okular ka filmuar nga banesa e të dashurës së tij momentin.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?