-15 gradë, ”ngrin” veriu i Italisë

E gjithë Italia është vendosur nën kthetrat e acarit. I ftohti siberian i cili ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve europiane ka sjellë temperatura ekstremisht të ulta.

Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë Italinë. Në Milano energjia elektrike u ndërpre, ndërsa transporti publik dhe ai hekurudhor është pezulluar përkohësisht. Sipas meterologëve i ftohti ekstrem do të vazhdojë të ndikojë në rajonet qendrore-jugore edhe në orët e ardhshme.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm të kuq për motin ku dëbora do të bjeri në mbi 200-400 metra lartësi. Erëra të forta dhe stuhi, priten gjithashtu në Toscana, Marche, Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Sardenja, Campania, Puglia, Basilicata Kalabria dhe Sicilia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?