15 mijë mjekë rusë thirrje Putinit: Jepi fund armiqësisë në Ukrainë

Rusët e kanë treguar ane mbarë botës se nuk e mbështesin presidentin e tyre në luftën që po zhvillon në Ukrainë.

Më shumë se 15 mijë mjekë dhe punonjës të tjerë në sektorin e shëndetësisë i kanë dërguar një letër të hapur presidentit Vladimir Putin, ku i kërkojnë t’i japë fund armiqësisë në Ukrainë.

Mjekët shprehen se janë kundër aksioneve ushtarake të ndërmarra nga ushtria ruse në territorin ukrainas dhe i kërkojnë presidentit të tyre t’i tërheqë ato.

“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë njerëzore. Në këtë moment të vështirë për dy vendet, kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të armiqësisë. Jeta njerëzore nuk ka çmim”, shkruajnë mjekët.

SHKARKO APP