15 mijë persona protestojnë në Londër për masat anti-koronavirus

Të paktën 15,000 protestues kanë zbritur sot në sheshin Trafalgar Square e parkun Hyde Park në qendër të Londrës për të protestuar kundër masave anti-koronavirus të qeverisë.

Disa pjesë të Anglisë, thuajse çereku i popullsisë së saj, u vendosën dje në izolim të kufizuar prej rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19. Turmat u nxitën nga policia të zbatonin kufizimet e pandemisë dhe u paralajmëruan se dhuna nuk do të tolerohet.

Udhëheqësi i lëvizjes anti-kufizime Piers Corbyn, vëllai i ish-kreut laburist Jeremy Corbyn, ishte mes protestuesve ashtu si dhe figura të tjera të etiketuara nga qeveria si “konspiracionistë” si ish-sportisti e gazetari David Icke. Protesta e sotme vjen një javë pas asaj ku më shumë se dhjetë oficerë policie u plagosën në përleshje dhe më shumë se 30 protestues u arrestuan.

SHKARKO APP