15 shtete të BE-së të prekura nga skandali me vezët

Skandali më i fundit me ushqimet në Europë është thelluar, pasi Komisioni Europian njoftoi se një total prej 15 shtetesh të BE-së, plus Zvicrën dhe Hong Kongun, kanë marrë vezë të kontaminuara nga një insekticid i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Një zëdhënës në Bruksel tha se, situata është në zhvillim e sipër dhe një hetim kriminal vazhdon, me dy persona të arrestuar të enjten për mashtrim, pas një serie aksionesh në Belgjikë dhe Holandë.

Vendet e BE-së të prekura nga skandali janë Belgjika, Holanda, Gjermania, Franca, Suedia, Britania, Austria, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Danimarka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Produktet në supermarketet britanike janë tërhequr tashmë, pasi u zbulua se pretendimi për 21 mijë vezë të kontaminuara në tregje nuk ishte i vërtetë, pasi zyrtarët konfirmuan se bëhet fjalë për më shumë se 700 mijë të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas arrestimit të dy drejtorëve të kompanisë holandeze, “Chickfriend”, që besohet se ka ofruar insekticidin e ndaluar për fermerët, një person i tretë i është nënshtruar kontrolleve dhe marrjes në pyetje të hetuesve holandezë.

Javën e shkuar u bë e ditur nga ministri belg i Bujqësisë se, që në nëntor, autoritetet holandeze kishin marrë informacione për insekticidin që po përdorej në mënyrë të jashtëligjshme në fermat e vendit.

Informacioni nuk iu ishte përcjellë vendeve të tjera. Holanda është justifikuar duke thënë se, fillimisht hetimi ishte orientuar te mashtrimi dhe nuk kishte marrë parasysh rreziqet shëndetësore. Kur shkalla e kontaminimit u bë e ditur, 180 ferma në Holandë u detyruan të mbylleshin./ Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?